Lajme
Rekord i azilkërkuesve shqiptarë në Gjermani
Shqiptarët e Shqipërisë vazhdojnë të ikin drejt Gjermanisë.
Numri i azilkërkuesve shqiptarë në Gjermani ka arritur një tjetër rekord në muajin qershor, 5.932 shtetas shqiptarë kanë aplikuar për azil në këtë vend.
Në muajin maj numri i kërkesave ishte 4,922 dhe në prill 4,794. Sipas të dhënave të fundit publikuar nga Zyra Federale për Azil dhe Migracion, për sa u përket kërkesave për azil, shqiptarët kanë zënë vendin e dytë.
Në vend të parë megjithatë mbetet Siria.
Vende të tjera në rajon kanë një numër disa herë më të ulët krahasuar me Shqipërinë.
Azilkërkuesit nga Kosova në qershor ishin 1,581, që është një numër pothuajse katër herë më i ulët sesa numri e shqiptarëve që kanë aplikuar për azil në Gjermani, përcjell albinfo.ch.
Nga Serbia këtë muaj pati 2,240 kërkesa, nga Maqedonia u regjistruan 1, 514 kërkesa dhe nga Mal i Zi 787 kërkesa.
Nga shifrat e publikuara nga Zyra Federale për Azil dhe Migracion që i përcjell RL në gjashtë muajt e parë të këtij viti afro 22 mijë shqiptarë janë larguar nga Shqipëria për të aplikuar për azil vetëm në Gjermani.
Shqipëria synon që këtë vjeshtë të marrë dritën jeshile për hapjen e negociatave për anëtarësim në BE, por edhe gjatë muajit korrik janë shënuar raste të largimeve masive drejt Gjermanisë, kryesisht nga zonat veriore të Shqipërisë.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë Bari Balla, është 51-vjeçari shqiptar, i cili humbi jetën në vendin e punës në Maltë. Shqiptari...
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
-
Mërgimtari nga Suhareka vdes në një aksident tragjik në Itali
-
Koncert në Cyrih nga dy artiste shqiptare, Agona Shporta dhe Tringa Sadiku
Jeta në Zvicër
-
Zvicra do të forcojë sigurinë në qendrat e azilit Qeveria zvicerane i ka dërguar parlamentit propozime për të forcuar sigurinë në qendrat e azilit. Lëvizja...
-
Sa aktivë janë spiunët kinezë në Zvicër?
-
Aeroporti i Bazelit evakuohet për arsye sigurie
-
Gjykata Federale: I moshuari ka të drejtë për ndihma, edhe pse ka shpenzuar paratë e veta
-
Pse 1 maji nuk është festë publike kudo në Zvicër?