Shkurt.ch

Rekord i ri pasagjerësh në Aeroportin e Bazelit

Gjatë vitit 2016 nëpër këtë aeroport kanë frekuentuar gjithsej 7.3 milionë persona

Aeroporti Basel-Mülhausen, i njohur si “evropian”, që ndodhet në hapësirën mes tre shteteve, Zvicër, Francë Gjermani, ka shënuar rekord në numrin e pasagjerëve.

Gjatë vitit 2016 nëpër këtë aeroport kanë frekuentuar gjithsej 7.3 milionë persona, që është për 4 për qind më shumë se në vitin 2015.

Rekordi që ka shënuar në vitin 2015 është në fakt i gjashti me radhë, në serinë e rekordeve nga viti 2011, transmeton albinfo.ch. Megjithatë, në vitin 2016 rritja ka qenë më e vogël se në vitet pararendës, njofton drejtoria e aeroportit.

Por, në drejtori janë të kënaqur me faktin se kjo rritje është realizuar përkundër shtimit të rrezikut të terrorizmit dhe në një ambient të vështirë ekonomik.

Aeroporti Basel-Mülhausen është i treti në Zvicër për nga rëndësia dhe numri i pasagjerëve që e frekuentojnë, pas aeroportit të Cyrihut dhe atij të Gjenevës.