Shkurt.ch

Rekord i ri: Shopingu i zviceranëve jashtë vendit

Heqja e kursit minimal të këmbimit të euros me frangun në mes të janarit ka nxitur „turizmin tregtar" të zviceranëve jashtë vendit

Euro e dobët kundrejt frangut ka tërhequr gjithnjë e më shumë zviceranët të bëjnë shoping në vendet fqinje. Në tre muajt e parë 16 për qind ishin regjistruar vulat e eksportit.
Shifrat e fundit i kanë bërë publike autoritetet doganore në Singen dhe Lörrach, të cilat janë përgjegjëse për pothuajse tërë pjesën gjermane të kufirit të Zvicrës.
Në përgjithësi, doganierët gjermanë kanë vulosur në tremujorin e parë më 2015, 4.3 milionë tiketa të eksportit. Kjo është gati 16 për qind më shumë se në tremujorin e parë të vitit të kaluar (3.7 milionë).
Me tiketat e eksportit të gjelbra zviceranët mund të kërkojnë TVSH nga Gjermana që është 19 për qind.
Heqja e kursit minimal të këmbimit të euros me frangun në mes të janarit ka nxitur „turizmin tregtar” të zviceranëve jashtë vendit. Autoritetet doganore gjermane presin rekord të ri të eksportit për një vit.
Vitin e kaluar zviceranët kanë dhënë pesë miliardë franga në Gjermani.