Shkurt.ch

Rekord: Shkalla e papunësisë në Zvicër bie në 2.4%

Në majin e vitit 2017, shkalla e papunësisë në Zvicër ishte 3.1% pra "e lartë" në raport me të sotmen

Shkalla e papunësisë në Zvicër kohëve të fundit po njeh rekorde gjithnjë më të ulëta. Kështu, nëse një muaj më parë, si të papunë në entet regjionale për ndëmjetësim të punës kanë qenë 2.7%, në fund të majit, me vetëm 2.4%  është regjistruar një rekord i ri, njofton Sekretariati Shtetëror për Ekonomi Seco në një komunikatë për shtyp.

Përmirësimi në këtë pikë është veçanërisht i dallueshëm kur gjendja të krahasohet me majin e vitit 2017, transmeton albinfo.ch. Atëbotë, shkalla e papunësisë në Zvicër ishte 3.1% pra “e lartë” në krahasim me këtë të sotmen.

Shprehur me numra, në maj të vitit 2018 në qendrat e përmendura ishin regjistruar 109.392 njerëz që kërkonin punë. Kjo shifër, në krahasim me atë të një viti më parë (maj 2017) është për 30.386 persona ose për 21.7% më e ulët.