Të tjera
Rekordet e veçanta të Lojërave Olimpike Dimërore
Sivjet Lojërat Olimpike Dimërore kanë qenë më të jashtëzakonshmet ndonjëherë.
Shumë talente botërore kanë siguruar medalje e fitore të paharrueshme në Korenë e Jugut, transmeton Albinfo.ch.
Garat kanë përfunduar, por për të shënuar këtë sukses, faqja e librit të rekordeve “Guinnes” ka përzgjedhur rekordet më interesante të arritura sivjet.
1. Medalistja më e re në snowboard – Chloe Kim nga Amerika fitoi këtë medalje me vetëm 17 vjet e 296 ditë.
2. Më së shumti medalje të fituara në Lojëra Dimërore – skitarja norvegjeze Marit Bjorgen ka fituar medalje në 15 gara.
3. Dygolëshi më i shpejtë nga një lojtar në hokej mbi akull – amerikania Jocelyne Lamoureux-Davidson realizoi dy gola për vetëm gjashtë sekonda.
4. Më së shumti medalje të arta në snowboard – Shaun White fitoi tri medalje të arta.
5. Medalisti më i vjetër i artë në skijimin alpin – Aksel Lund Svindal fitoi të artën në moshën 35 vjeçare e 51 ditë.
6. Më së shumti paraqitje në Lojëra Dimërore nga një atlet – Japonezi i njohur për kërcime me ski Noriaki Kasai është paraqitur tetë herë në Lojëra Dimërore.
7. Më së shumti pikë në ‘skating’ – Në rrugën drejt fitores, rusja Alina Zagitova fitoi garën me 82.92 pikë në ‘skating’.
8. Golashënuesja më e vjetër olimpike në hokej mbi akull – finlandezja Riikka Valila realizoi gol në fitoren 7:2 më 17 shkurt ndaj Suedisë, në moshën 44 vjeçare e 250 ditë.
9. Gruaja e parë që fitoi medalje të arta në sporte të ndryshme – çekja Ester Ledecka fitoi në sbowboard dhe në Super-G në ski.
10. Më së shumti medalje nga një shtet në Lojëra Dimërore – Norvegjia fitoi 39 medalje.
E-Diaspora
-
Shkëlqimi shqiptar dhe eleganca e kohëve të shkuara në ekspozitën e Kristian Zefit Në këtë ekspozitë, në Rothrist (Aargau) do të paraqiten instrumenta tradicionale, artefakte etnografike dhe kostume të...
-
SH.K.A “Dardania” përfaqëson Shqipërinë e Kosovën në Festivalin në Winterthur
-
Adoleshenti kosovar, i dyshuar për ISIS, e quan veten “Bombarduesi”
-
Nju-Jork: Artisti Petrit Halilaj, në majë të Muzeut Metropolitan
-
Marigona Qerkezi do të debutojë në teatrin e St.Gallenit
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva, më e pasur Qyteti i Gjenevës ka zbuluar se llogaritë e tij do të tregojnë një tepricë prej 200...
-
Gjenevë: Vjedhjet e biçikletave – zgjidhen rrallë
-
Zvicër: Projekti kombëtar i testimit të tokës zhvillohet të shtunën dhe të dielën
-
Zvicra nuk do të ketë një ‘Indeks të Lumturisë Kombëtare Bruto’
-
Netflix në Zvicër, me kosto të lartë