Sport

Rekordi i Mustafit

Në 14 ndeshje sa ka luajtur Mustafi këtë edicion, Arsenal nuk ka pësuar asnjë humbje, më shumë se çdo lojtar tjetër në kampionat

 

Kalimi i Shkodran Mustafit në Arsenal ishte jo vetëm një transfer i qëlluar, por edhe me më shumë fat, shkruan albinfo.ch.

Sa herë që ka luajtur mbrojtësi shqiptar, skuadra londineze nuk ka pësuar humbje.

Në 14 ndeshje sa ka luajtur Mustafi këtë edicion, Arsenal nuk ka pësuar asnjë humbje, më shumë se çdo lojtar tjetër në kampionat.

Arsenal ka pësuar tri humbje, por në asnjërën ndeshje nuk ka luajtur përfaqësuesi i Gjermanisë. Mustafi u transferua nga Valencia për 45 milionë euro.