Kultura

“ReMusica 17” me fokus tek kompozitorët vendorë

Për shtatë ditë Prishtina do të jetë nikoqire e Festivalit Ndërkombëtar “ReMuzica”.

Edicioni i 17-të do të përmbajë një larmi veprash vokale, e instrumentale që nga kompozimet e vjetra klasike e deri tek ato moderne.

Drejtoresha e festivalit, Donika Rudi, ka thënë se pjesë e veprave që do të performohen do të jenë edhe kompozime të autorëve vendorë, përcjell albinfo.ch.

Hapja e festivalit do të bëhet nga kitaristi Petrit Çeku dhe violinisti Mark Bouchkov. Festivali do të zgjasë deri më 2 qershor dhe të interesuarit do të kenë mundësinë t’i dëgjojnë performancat e pjesëmarrësve edhe në sheshet e kryeqytetit.