Shqipëria

Rëndohet edhe më tej gjendja në rrethin e Shkodrës nga përmbytjet

Sipërfaqja e tokës e përmbytur nga uji në rajonin e Shkodrës për çdo ditë po rritet. Deri tash janë përmbytur mbi 5 mijë hektarë tokë ndërkohë që qindra shtëpi vijojnë të mbeten të izoluara nga uji.

Bashkia e Shkodrës kërkohet ndërhyrje emergjente në disa zona pasi thotë se prezenca disa ditore e ujit ka dëmtuar rëndë disa rrugë ku nevojiten tabela orientuese për të mundësuar qarkullimin. Gjithashtu uji ka përfshirë edhe disa shkolla, përcjell albinfo.ch.

“Një problem tjetër mbetet furnizimi me ujë të pijshëm, shumica e  Ujësjellësve të zonës së Nën-Shkodrës janë jashtë funksionit. Sa i takon energjisë elektrike, raportohet për disa shtylla elektrike të rrëzuara ku kërkohet ndërhyrja e OSHEE. Specialistët tanë janë në terren, dhe po bëjnë vlerësimet e dëmeve të shkaktuara”, thuhet në njoftim.