Lifestyle

Reperi R. Kelly sërish akuzohet për abuzime seksuale

Ish e dashura e këngëtarit R. Kelly, në një dokumentar të BBC-së, ka folur për abuzimet e tij seksuale. Jones më herët kishte deklaruar se Robert Kelly udhëhiqte një kult seksual. Në dokumentarin “R Kelly: Sex, Girls and Videotapes”, Kitti pohon se këngëtari kërkonte seks nga adoleshentet, përcjell albinfo.ch.

Jones, 34-vjeçare, e cila takohej me Kellyn për dy vjet në vitin 2011, tha se ajo ishte detyruar të kishte marrëdhënie me të së paku 10 herë. Sipas mediave, Kelly ka mohuar akuzat ndaj tij vazhdimisht, por, sipas avokates së tij, ai është shumë i shqetësuar dhe i alarmuar rreth akuzave që janë publikuar.

Madje në këtë dokumentar ish-menaxheri i tij pohon se Kelly ishte martuar me këngëtaren e ndjerë Aaliah sa ajo ishte 15-vjeçare, por këngëtari e mohoi edhe këtë.