Lajme

Reportazh i “Arte…”: Kthimi i refugjatëve kosovarë

Ndërsa vendet evropiane po hapin pakëz dyert e tyre për refugjatët e luftës, disa, si Gjermania, kanë vendosur të kufizojnë mirëpritjet e emigrantëve ekonomikë. Shumë familje kosovare, boshnjake apo shqiptare janë kthyer në vendlindje vullnetarisht, por edhe disa me forcë.

Dimrin e kaluar ka pasur mijëra shqiptarë nga Shqipëria dhe Kosova, të cilët ikën për në BE, me shpresë se do të përmirësojnë gjendjen e tyre ekonomike. Sot, për emigrantët nga Ballkani kthimi në vendlindje është bërë e vetmja zgjedhje. Në Kosovë, një nga vendet më të varfra në Evropë, situata është e komplikuar. Një reportazh i  realizuar nga “ARTE Journal“ në Podujevë përshkruan situatën e Fidanit, i cili pasi që kishte kërkuar zgjedhje në Gjermani, vendosi të rikthehet në Kosovë. Qyteti i Podujevës është një nga qytetet më të mëdha të Kosovës, por gjithashtu ai është edhe një nga më të varfërit, me 75% papunësi.