Kosova

Reshitaj, memorandum bashkëpunimi me Akademinë Kulturore Evropiane

Ky memorandum parasheh bashkëpunim në shkëmbimin e informacioneve mbi projektet dhe iniciativat lokale dhe ndërkombëtare që lidhen me fushat e artit, dizajnit, arkitekturës, edukimit dhe promovimit të talenteve të rinj në industritë krijuese

Pjesëmarrjen e saj në edicionin e 16-të të Ekspozitës Ndërkombëtare të Arkitekturës së Bienalës në Venedik, ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Albena Reshitaj e konkretizoi me nënshkrimin e një memorandum bashkëpunimi me Akademinë Kulturore Evropiane në Venedik – Itali.

Ky memorandum parasheh bashkëpunim në shkëmbimin e informacioneve mbi projektet dhe iniciativat lokale dhe ndërkombëtare që lidhen me fushat e artit, dizajnit, arkitekturës, edukimit dhe promovimit të talenteve të rinj në industritë krijuese.

Me rastin e nënshkrimit të këtij memorandumi ministrja Reshitaj e vlerësoi si shumë të rendësishëm pjesëmarrjen e Kosovës në Bienale dhe nënshkrimin e këtij memorandumi duke thënë se ky memorandum do të mundësojë mbajtjen e kurseve dhe marrjen e njohurive të studentëve kosovarë në këtë akademi elite në Evropë.