Kosova

Reshjet e borës në Kukës kanë vështirësuar qarkullimin e lirë

Reshjet e borës të nisura herët në mëngjes në Kukës dhe të shoqëruara me stuhi dhe ulje të temperaturave, kanë krijuar vështirësi në qarkullimin e automjeteve për shkak të ngricave në rrugë.

Kompanitë e kontraktuara për mirëmbajtjen e rrugëve janë në terren për hedhjen e kripës, përcjell albinfo.ch.

Rruga e Kombit është e hapur, ndonëse ka reshje bore dhe ngrica. Mediat në Shqipëri raportojnë se po punohet për largimin e borës në dy krahët e Rrugës së Kombit, ndërsa policia ka ngritur postblloqe për të këshilluar drejtuesit e automjeteve.