Shqipëria

Reshjet e shiut shkaktojnë probleme në Durrës

Reshjet e shiut kanë krijuar probleme të mëdha në qytetin e Durrësit. Disa rrugë të këtij qytetit janë nën ujë, duke bërë të pamundur kalimin e këmbësorëve dhe njëkohësisht duke vështirësuar qarkullimin e automjeteve.

Situata më problematike paraqitet në rrugën ‘Aleksander Goga’, tek udhëkryqi i Stadiumit, rruga ‘Skënderbe’, si dhe rruga ‘Taulantia’, përcjell albinfo.ch.

Vërshimet nga shiu kanë shkaktuar sërish rrëshqitjen e dheut në Currila, ku ka mbetur e bllokuar njëra korsi e rrugës.