Shqipëria

Restaurohet “Qafa e Pazarit” në Gjirokastër

Përmes një statusi në Facebook, Rama ka njoftuar se Gjirokastra, qyteti i gurtë, ka pritur një numër të konsiderueshëm në rritje të turistëve

Në Gjirokastër ka përfunduar faza e parë e Rilindjes së Qafës së Pazarit që përfshiu restaurimin e 10 blloqeve, për të qenë gati këtë sezon veror në pritje të më shumë turistëve të huaj dhe vendës.

Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur këtë qytet, ku prej dy ditësh ka zhvendosur të gjithë kabinetin qeveritar. Përmes një statusi në Facebook, Rama ka njoftuar se Gjirokastra, qyteti i gurtë, ka pritur një numër të konsiderueshëm në rritje të turistëve.

“Dhe nga Gjirokastra e rritjes së konsiderueshme të numrit të turistëve, ku ka përfunduar faza e parë e Rilindjes së Qafës së Pazarit, me restaurimin e thellë të 10 blloqeve, ku janë zëvendësuar tërësisht edhe çatitë, dritaret, vetratat e dyqaneve, e ku po marrin jetë hotele e bujtina të reja në vend të rrënojave, ju uroj një ditë të bukur”, shkruan Rama në Facebook.