Shkurt.ch

Restoranti i parë në Zvicër që ofron “selfieccino”

Konsumatorët përveç që bëjnë selfie të ndryshme çdo ditë, kanë mundësi të shohin fytyrën e tyre edhe në kafe dhe ta ‘shijojnë’ atë

Anëtarët e gjeneratës selfie kanë një mënyrë të re për të kapur imazhin e tyre: në kafe.

Duke parë bumin që bëri një restorant në Londër, në kantonin e Graubünden, është hapur restoranti i parë në Zvicër që në menunë e saj ka shtuar edhe ‘selficcino’, një kapuçin me imazh të konsumatorit të krijuar në shkumë, shkruan albinfo.ch.

Ky trend i ri ka filluar në dhjetor të vitit të kaluar në Londër, kur një restorant në Londër, filloi të krijojë imazhin në kafe, duke i befasuar të gjithë konsumatorët.

Konsumatorët janë të ftuar për të bërë një selfie në telefonat e tyre para se ata te dërgojnë te bari, i cili më pas këtë imazh e shfaqe në kafe.

Konsumatorët përveç që bëjnë selfie të ndryshme çdo ditë, kanë mundësi të shohin fytyrën e tyre edhe në kafe dhe ta ‘shijojnë’ atë.