Bota

Revoltohen qindra të rinj emigrantë në Itali

Qindra të rinj emigrantë janë bërë barrikadë brenda qendrës së mirëpritjes së refugjatëve në Itali, duke kërkuar kushte më të mira të jetesës dhe kalimin në Gjermani. Sipas raportimeve të medieve lokale, emigranët në Reggio Calbria kanë ndaluar njerëzit të futen në ndërtesën e refugjatëve, përcjell albinfo.ch.

Në këtë qendër strehohen rreth 340 të rinj, të cilët kanë mbërritur kryesisht me anije në Itali.

Policia dhe zyrtarë të Zyrës së Emigracionit kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë tentuar të frenojnë trazirat dhe tensionin në rritje. Situata e emigrantëve në Evropë mbetet ende një nga problemet më të mëdha që kontinenti është i detyruar të përballojë edhe këtë vit.