Bota

Revolucion në vend të maturës: 19 vjeçarja që nxori në rrugë 26.000 persona kundër qeverisë

Ajo ka përllogaritur 10.000 deri 15.000 persona. Megjithatë në 2 mars rrugët e Bratisllavës u pushtuan nga 26.000 demonstrues - kundër korrupcionit dhe qeverisë, shkruan "Blick".

“Njerëzit kanë humbur besimin,” tha Karolina Farska (19), që organizoi protestën sëbashku me tre sllovakë tjerë. Farska mendon për besimin ndaj qeverisë, transmeton albinfo.ch. Gjithçka filloi me vrasjen e gazetarit Jan Kuciak (27), që kishte burime të lidhjes mes mafias dhe qeverisë së kryeministrit Robert Fico (53).

Lidhja mes mafias dhe shtetit sllovak

“Edhe nëse Fico tani do thoshte se vrasja e Kuciakut është sqaruar, askush nuk do e besonte. Edhe sikur të ishte e vërtetë,”  vijon Farska. Ajo qëndron ulur në një kafe të Bratisllavës së vjetër me shikim nga Danubi. Ajo nuk vepron si një gjimnaziste 19 vjeçare, por si një përfaqësuese e denjë OJQ-je që po e vë në siklet qeverinë. Edhepse ajo duhet të përgatitet për maturën shtetërore, ajo organizon protesta, flet para gazetarëve dhe takon parlamentarë të BE.

Pse revolucion në vend të përgatitjes për maturë? “Unë ndjehem përgjegjës,” tha Farska. “Unë nuk dua që familja ime, që miqtë e mi të jetojnë në një shtet që është i lidhur me një mafia.”

«Arroganca e Pushtetit»

Angazhimi i saj politik nuk është trashëguar nga prindërit. Ajo po shikon një debat parlamentar – ose diçka që duhet të ishte si debat. Sepse personat më të rëndësishëm të qeverisë lëshuan sallën plenare dhe ju larguan diskutimit. Farska këtë e quan: “Arroganca e pushtetit” – ndërsa më pas shton – “Arroganca e pushtetit kërkon që ti përulemi.”

«Bëhet fjalë për presion të madh, presion kundër lirisë së shtypit»

Farska ka organizuar protesta tjera edhe në të kaluarën, por tani thekson se është shumë më e rëndësishme. “Bëhet fjalë për presion shumë më të lartë sesa nga aferat tjera. Këtu bëhet fjalë për lirinë e shtypit,” tha Farska. “Janë kërcënuar themelet standarde të demokracisë.” Për këtë Farska po grumbullon sëbashku gjithë njerëzit sllovakë. Në Bratisllavë përgatitet një demonstratë në sheshin sllovak të Kryengritjes, që përkujton rezistencën dhe luftën kundër fashistëve në 1944. Farska këtë vend e quan të “qëlluar”.

Në lidhje me studimet pas maturës, ajo mendon të shkojë në Angli ose në Pragë, pasi është më afër vendlindjes që po tensionohet. “Momentalisht mendoj për një pushim njëvjeçar.” Dhe në fakt në Sllovaki, ka shumë punë për të bërë.