Lajme

Rezultatet aktuale: PAN 35.32, LDK/AKR/A 25.40%, VV 25.09%

Komisioni Qendror Zgjedhor po i publikon hap pas hapi në faqen e vet rezultatet e zgjedhjeve. Ato vazhdojnë trendin e njëjtë. Në momentin kur ishin të numëruara 77 për qind të votave, në 1900 vendvotime nga 2490 sa janë gjithsej gjendja dukej kështu: Koalicioni PAN është i pari, me 35.32, e dyta LDK/AKR/A me 25.38% dhe e treta, Vetëvendosja me 25.22%.

Sidoqoftë, numrat në faqen e KQZ-së po ndryshojnë në vazhdimësi.

Ndërkohë, në dy sheshe të Prishtinës kanë festuar dy subjektet që e konsiderojnë veten fitues: Lëvizja Vetëvendosje është tubuar në sheshin “Zahir Pajaziti” ndërsa koalicioni PAN në sheshin “Skënderbeu”. Në kampin e VV, zgjedhësve dhe simpatizantëve të shumtë u janë drejtuar kryetari i lëvizjes, Visar Ymeri dhe i nominuari për kryeministër, Albin Kurti. Ata kanë përgëzuar zgjedhësit dhe kanë shpallur rritjen sipas tyre mbi dyfish të lëvizjes nga zgjedhjet e kaluara.

Në tubimin paralel që ka mbajtur PAN, kanë folur i nominuari për kryeministër, Ramush Haradinaj dhe krxetari i PDK-së, Kadri Veseli. Ky i fundit, Haradinajt i është referuar si “kryeministri i Kosovës.

Ndërkohë Demokracia në Veprim, si organizatë që ka vëzhguar zgjedhjet, ka dalë me rezultate preliminare që kanë ndryshime të caktuara nga ato të KQZ-së.