Uncategorized

Rezultatet zyrtare: Ahmeti fiton me 300 vota më shumë se Abrashi

Ahmeti ka fituar 50.19 % apo 41403 vota, kurse Abrashi kishte 49.81 % ose 41096 vota

Komisioni Qendror Zgjedhor ka shpallur rezultatet zyrtare në Prishtinë, shkruan albinfo.ch.

Sipas rezultateve zyrtare nga KQZ-ja, Shpend Ahmeti ka fituar edhe zyrtarisht në Prishtinë, duke mundur Arban Abrashin e LDK-së.

Ahmeti ka fituar 50.19 % apo 41403 vota, kurse Abrashi kishte 49.81 % ose 41096 vota.

Pra, Ahmeti ka fituar me saktësisht 307 vota më shumë.

Votat me kusht dhe ato me postë ende nuk janë numëruar.