Kosova

Ri-certifikimi i 86 kandidatëve, Ambasada Amerikane kërkon harmonizimin e ligjeve 

"Ftojmë institucionet përkatëse shtetërore që të korrigjojnë çdo paqartësi ligjore lidhur më këtë dispozitë para ciklit të ardhshëm zgjedhor në Kosovë"

Ambasada Amerikane në Prishtinë thotë se vendimi i sotëm i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve zhbën punën e shkëlqyeshme të KQZ-së dhe Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa  për të zbatuar ndalesën e paraparë me Ligjin për Zgjedhje për moslejimin e kandidimit të kandidatëve të dënuar për vepër penale, transmeton albinfo.ch.

“Vazhdojmë të mbështesim frymën dhe qëllimin e asaj dispozite të Ligjit për Zgjedhje. Ftojmë institucionet përkatëse shtetërore që të korrigjojnë çdo paqartësi ligjore lidhur më këtë dispozitë para ciklit të ardhshëm zgjedhor në Kosovë. Besojmë që votuesit kërkojnë kandidatë të panjollosur nga krimi”, thuhet në reagimin e ambasadës.

Tutje theksohet se ata e kuptojmë vendimin e KQZ-së për ti kthyer të 89 kandidatët e diskualifikuar si kundërpërgjigje vendimit të Gjykatës, megjithatë, na vjen keq që rezultati i këtij vendimi është dashur të zbatohet.