Bota

Rihapet për publikun Kulla Eiffel

Kulla Eiffel e Parisit ka hapur dyert për publikun, pasi për disa ditë qëndroi e mbyllur, për shkak të një greve nga personeli i sigurisë.

Kopshti i monumentit të veçantë francez mbeti i hapur, njoftoi administrata e Kullës Eiffel. Stafi u largua nga puna në protestë për shkarkimin e tre punonjësve, të cilët kishin filluar një peticion duke u bërë thirrje punëdhënësit të tyre, agjencisë së sigurimit Byblos Group, për të lehtësuar kushtet e punës, përcjell albinfo.ch.

Si monument kryesor i Parisit, kulla tërheq rreth 7 milionë vizitorë në vit, rreth 75% e të cilëve janë të huaj.