Lajme
Rikthehen kolonat në Merdarë, pritjet deri në 3 orë
Mërgimtarët ankohen se gjithnjë po ju përsëritet kjo situatë. Ata i kanë thënë albinfo.ch se kjo gjendje është e papranueshme nga se institucionet e Kosovës është dashur të bëjnë një zgjidhje
Kthimi i mërgimtarëve pas pushimeve verore që kaluan në Kosovë ka rikthyer edhe kolonat në pikën kufitare në Merdarë, transmeton albinfo.ch. Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar njofton se kolonat në dalje prej Kosovës në pikën kufitare në Merdarë janë mbi një kilometër të gjata ndërsa pritjet janë nga 120 deri në 180 minuta apo tri orë.
Ndërkaq situatë më e mirë është në pikën kufitare tek Dheu i Bardh ku pritjet nuk shkojnë më shumë se 20 minuta. Mërgimtarët ankohen se gjithnjë po ju përsëritet kjo situatë. Ata i kanë thënë albinfo.ch se kjo gjendje është e papranueshme nga se institucionet e Kosovës është dashur të bëjnë një zgjidhje.
Ndërsa Policia e Kosovës thotë se ka shtuar kapacitetet për të evituar pritjet por thotë se pengesë janë edhe punimet që po kryhen në këtë pikë. Policia u bënë thirrje mërgimtarëve që të shfrytëzojnë edhe pikëkalimet tjera kufitare.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Promovohet në Zvicër romani i Mimoza Hysës “Bijat e gjeneralit”, në përkthimin gjerman Autorja prezanton në bibliotekën "Pestalozi", në Cyrih romanin e saj të sapobotuar "Die Töchter des...
-
“Më 31 dhjetor ju mbaron leja e qëndrimit”: Një letër që po frikëson të huajt në Zvicër
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Më 2024 priten më shumë zjarre për shkak të ngrohjes globale Parashikimet e Institutit për Studimin e Borës dhe Orteqeve (SLF) tregojnë gjithashtu se periudha me probabilitetin...
-
Zviceranët duan të ulin kostot e kujdesit shëndetësor
-
Ish-presidenti thotë se Zvicra duhet të anëtarësohet në BE
-
Si të shpejtoni aplikimin tuaj për shtetësinë zvicerane
-
Amnesty International kritikon Zvicrën