Kosova

Rikthehet flamuri kombëtar Te Rrethi

Është rikthyer flamuri kombëtar “Te Rrethi”, në hyrje të Prishtinës. Kjo është bërë më kërkesë të Qeverisë Haradinaj.

Rreth vendosjes së flamurit në këtë pikë të Prishtinës tash e disa ditë zhvillohej një debat i ashpër midis atyre që këmbëngulin për vendosjen e simbolit kombëtar dhe të tjerëve që donin atë shtetëror, përcjell albinfo.ch.

Qeveria pak ditë para 10-vjetorit të Pavarësisë vendosi që aty të vendosej flamuri shtetëror, ndërsa siç merret vesh me urdhër të kryeministrit Ramush Haradinaj tash është kthyer flamuri kombëtar në hyrje të Prishtinës.

Në fillim ishte flamuri shtetëror, megjithatë, me ardhjen në pushtet të Lëvizjes Vetëvendosje është vendosur flamuri kombëtar.