Sport

Rikthimi rekord i Berishës

Etrit Berisha është stërvitur maksimalisht dhe është gati për ndeshjen e parë të stinorit pranveror në Serie A

Portieri i Kombëtares shqiptare, Etrit Berisha është gati të rikthehet në kohë rekord për Atalantën, duke u paraqitur në ndeshjen e parë për stinorin pranveror ndaj Chievos të dielën, shkruan albinfo.ch.

Ai ishte operuar në menisk, por është përgatitur intensivisht dhe pritet të luajë nga fillimi.

Sipas mediave italiani, portieri prishtinas është favorit para Sportiellos, për shkak të paraqitjeve të jashtëzakonshme në vjeshtë.

Etrit Berisha iu nënshtrua ndërhyrjes kirurgjikale në gju më 7 dhjetor, duke mbyllur përpara kohe 2016-ën. Portieri i lindur në Prishtinë tashmë është gati për ta nisur vitin e ri aty ku u ndërpre i vjetri: me paraqitje të jashtëzakonshme mes shtyllave, duke qenë një prej lojtarëve më të spikatur të kampionatit italian në gjysmën e parë të sezonit.