Bota

Riley, anëtari më i ri i muzeut të Bostonit

Muzeu i Arteve të Bukura të Bostonit ka një anëtar të ri që iu bashkua ekipit. Është një qenush 12 javësh me emrin Riley. Gjatë javës, muzeu ka prezantuar Rileyn për publikun dhe mediat, e që natyrisht të gjithë ishin të mahnitur për ta takuar, përcjell albinfo.ch.

Menaxherja për Marrëdhënie me Publikun e Muzeut, Ashley Bleimes, ka thënë se Riley ndodhet në muze për të luftuar kundër insekteve, meqë bën pjesë në ekipin e muzeut për shërbime mbrojtëse dhe konservim, dhe do të jetë përgjegjës edhe për ruajtjen e koleksioneve.

Qenushi i llojit Veimaraner me origjinë nga Evropa, e që në shekullin 19 përdorej për gjueti, ka ndjenjë të fuqishme të nuhatjes, e që e bën Rileyn të përshtatshëm për detyrat e tij në muze.