Kosova

Rinia Demokratike do që vendimi për heqjen e vizave të hyjë në fuqi sa më shpejt

Rinia Demokratike e Kosovës, me një aksion simbolik, ka kërkuar që vendimi për heqjen e vizave të hyjë në fuqi sa më shpejt.

 

Rinia Demokratike e Kosovës, me një aksion simbolik, ka kërkuar që vendimi për heqjen e vizave të hyjë në fuqi sa më shpejt. Aksioni simbolik u zhvillua te Newborni, ku shkronjës E, që sipas PDK-së simbolizon në këtë rast Evropën, iu hoq zinxhiri, me të cilin ishte rrethuar nga të rinjtë e PDK-së për të kërkuar lirinë e lëvizjes për qytetarët e Kosovës dhe largimin e padrejtë të izolimit që ekziston ndaj tyre.

“Të rinjtë kanë nevojë të lëvizin lirshëm dhe kanë të drejtë të jenë të barabartë me të tjerët. Ne nuk e meritojmë të kemi pengesa për të studiuar jashtë, për të shkëmbyer përvoja me të rinjtë tjerë në Evropë, për t’u dhënë mundësi ndërmarrësve, për t’i parë nga afër kulturat, ose thjesht për ta shikuar një ndeshje futbolli a një koncert”, ka thënë kryetari i Rinisë Demokratike të Kosovës, Donjet Bislimi.