Bota

Rishikohen masat e sigurisë në shkollën e Princit George

Autoritetet kanë thënë se të mërkurën është ndalur një grua që kishte tentuar të hynte në shkollën “Thomas’s Battersea” në Londër

Masat e sigurisë në shkollën e re të Princit George do të rishikohen pasi një grua 40-vjeçare është arrestuar nën dyshimin se ka tentuar një vjedhje.

Autoritetet kanë thënë se të mërkurën është ndalur një grua që kishte tentuar të hynte në shkollën “Thomas’s Battersea” në Londër.

Policia thotë se “po punon me shkollën… që të rishikojë masat e sigurisë”, pas këtij arrestimi.

Gruaja e arrestuar mbetet në mbajtje në një stacion policor në Londër.

“Policia është pjesë e masave të sigurisë për Princin dhe do të vazhdojmë të punojmë ngushtë me shkollën, që është përgjegjëse për sigurinë e ndërtesës”, thuhet në njoftim të autoriteteve, përcjell Albinfo.

Princi katërvjeçar nisi sivjet shkollën më 7 shtator. Për një vit familja mbretërore paguan 18 mijë funte.