Uncategorized

Rita e Dua përfshihen nga emocionet që dhuruan Xhaka e Shaqiri

Me anë të një postimi në InstaStory, Rita është shprehur se është krenare për suksesin e dy bashkëkombësve të saj

Simboli i shqiponjës që bënë në festimin e tyre të golave Xhaka e Shaqiri pushtoi mbrëmjen e së premtes jo vetëm stadiumin rus gjatë ndeshjes Zvicër-Serbi por tërë shqiptarët.

Gëzimit të tyre dhe gjithë shqiptarëve iu janë bashkuar edhe yjet botërore të muzikës që janë me origjinë shqiptare Rita Ora e Dua Lipa.

Me anë të një postimi në InstaStory, Rita është shprehur se është krenare për suksesin e dy bashkëkombësve të saj.

Edhe Dua Lipa ka postuar në InstaStory ashtu si miliona shqiptarë të tjerë fotografitë e dy futbollistëve duke festuar e shumë simbole me shqiponjë.