Lifestyle

Rita mbyll vitin me këngën e re

Teksa i afrohemi fundit të vitit 2017, mediat normalisht që merren me triumfet muzikore dhe dështimet e vitit. Padyshim që Rita Ora hyn te triumfet, shkruan “officialcharts” në Britani të Madhe.

Rita akoma nuk ka arritur të lansojë albumin e saj të dytë, por është rikthyer fuqishëm me këngët më të reja.

Kënga e saj “Your Song” aktualisht është ndër 40 këngët më të mira të vitit në Britani, ndërsa bashkëpunimi me Aviciin, “Lonely Together” po i afrohet top-treshes në Toplistën Zyrtare këtë javë.

Teksa duket se albumi nuk do të vijë deri në vitin e ardhshëm, Rita do të mbyllë vitin me një këngë të re, të titulluar “Anywhere” e që do të publikohet nesër, më 20 tetor, transmeton albinfo.ch.

Kënga është shkruar nga Rita dhe Andrew Wyat.

Duke folur për këngën, që paraqet jetën jashtë punës dhe kënaqësisë me miqtë, Rita ka thënë: “Isha në një rutinë, duke punuar përditë, dhe e pash veten duke ëndërruar për pushim jashtë qytetit dhe të dilja në udhëtim me miqtë e mi duke mos kthyer kokën prapa”.