Kultura

Rita Ora, Ambasadore Nderi e Kosovës

Këngëtarja Rita Ora pritet që së shpejti të emërohet si Ambasadore Nderi e Republikës së Kosovës nëpër botë

Kështu shkruan e përditshmja kosovare “Express” duke iu referuar një burimi nga Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës.

Sipas “Express”, kjo ministri është duke e përgatitur një listë me emra të shqiptarëve që tashmë njihen nëpër vende të botës, të cilën mandej do t’ia dorëzojë presidentes Jahjaga.

“Në mesin e shumë personaliteteve të njohura gjendet edhe kosovarja, e cila jeton në Britani, Rita Ora – e cila asnjëherë nuk ka nguruar të përmend dhe të promovojë prejardhjen e saj nga Kosova”, ka thënë ky burim.

Kjo listë me emra pritet që shumë shpejt t’i dorëzohet presidentes Atifete Jahjaga, cila edhe pritet që t’i dekretojë këta VIP si ambasadorë nderi të Kosovës.

Përndryshe, Rita shpesh ka folur për prejardhjen e saj kosovare.