Lifestyle

Rita Ora arrin në shifrën e 13 milionë ndjekësve

Këngëtarja kosovare Rita Ora ka arritur në shifrën e 13 milionë ndjekësve në rrjetin social Instagram.

Bukuroshja me famë botërore, që performoi në Prishtinë për dhjetëvjetorin e pavarësisë së Kosovës, ka falënderuar të gjithë ndjekësit e saj, transmeton Albinfo.ch.

“Nga të dyja prej nesh, faleminderit për 13 milionë ndjekësit e mi!! Jeni më të mirët”, ka shkruar ajo si përshkrim të një fotografie ku puth veten në pasqyrë.