E-Diaspora

Rita Ora e Dua Lipa, në mesin e 30 evropianëve të rinj më me ndikim

Dy këngëtaret kosovare Rita Ora dhe Dua Lipa janë përfshirë në listën prestigjioze të “Forbes” për 30 evropianët moshën 30-vjeçare me ndikimin më të madh.

Rita Ora udhëhoqi sezonin e “America’s Next Top Model”, ishte dizajnuese e koleksioneve të veshjeve dhe me shumë hite më 2017. Ajo u kthye fuqishëm më 2017 me hitin “Anywhere” që ka dominuar në disa top-lista botërore, transmeton Albinfo.ch.

Dua Lipa, që pati vitin më të suksesshëm në karrierë deri tani, përfshihet në listë falë sukseseve me albumin debutues. 22-vjeçarja u bë hit botëror me “New Rules” që ka marrë më shumë se 925 milionë klikime në YouTube si dhe u bë femra e parë që dominoi në top-listat zyrtare të Britanisë së Madhe që nga viti 2015.

Në listë përfshihen edhe yjet e sportit si Anthony Joshua e Paul Pogba.

Lista e 30 evropianëve të rinj më me ndikim:

Rita Ora

Dua Lipa

Lady Leshurr

Zara Larsson

Maisie Williams

Aj Tracey

Hayley Squires

Bill Skarsgard

Sampha

Paul Pogba

Daniel Kaluuya

Hannah John-Kamen

J Hus

Paapa Essiedu

Nathalie Emmanuel

Millie Bobby Brown

Ray BLK

Jacob Anderson

Josh Wilson

Carolina Marin

Katinka Hosszu

Jonnie Peacock

Laura Kenny

Max Verstappen

Ricky Rubio

Little Mix

Vaughn McKenzie-Landell

Anthony Joshua

Alexander Zverev

Karolina Pliskova