E-Diaspora

Rita Ora mahnitë jurinë e “The Voice of Germany”

Rita Ora shkëlqen ngado ku shkon. Që nga këngët e saj, në reklama të ndryshme, në pjesëmarrjen në evenimente të ndryshme botërore, por edhe në audicione të këndimit.

Kësaj radhe këngëtarja shqiptare ka befasuar të gjithë me pjesëmarrjen në “The Voice of Germany”, shkruajnë mediat gjermane, përcjell albinfo.ch.

Ajo është paraqitur si një kandidate e thjesht, që dëshiron të bëhet këngëtare. Por, ky është fillimi, pasi Rita ka mahnitur jurinë me zërin e saj. Juria ka mbetur e befasuar me prezencën e saj, madje, nuk ju kanë besuar syve, duke e pyetur nëse vërtet është ajo.

Por, ajo ishte Rita Ora, që u paraqit me këngën e saj, “Your Song”. Rita tregoi pse ka marrë pjesë, dhe kjo është një përvojë e veçantë për të. Ajo gjithashtu ka qenë në jurinë e “The Voice UK”.

Mediat gjermane e kanë përshkruar se kurrë nuk ka pasur një befasi të tillë. Programi është transmetuar në “ProSieben”.

Rita gjithashtu ka marrë pjesë në ndarjen e çmimeve Bambi në Berlin, ku gjithashtu ka shkëlqyer në tepihun e kuq.

https://www.youtube.com/watch?v=9GDfpUBQ9W0