Gruaja

Rita Ora me album të ri

Këngëtarja nga Prishtinës, Rita Ora është shprehur e emocionuar dhe ka thënë se do të ketë shumë risi në këtë album si bashkëpunimi me Jay Z dhe Prince

Këngëtarja shqiptare, Rita Ora, do të publikojë albumin e saj më të ri brenda këtij viti. Puna kishte nisur në vitin 2014 dhe përfundoi vetëm këtë vit.

Këngëtarja nga Prishtinës është shprehur e emocionuar dhe ka thënë se do të ketë shumë risi. “Jam shumë e emocionuar për këtë album. Ka njerëz bashkëpunëtorë aty që unë vetëm kam ëndërruar për ta: Jay Z dhe Prince, për shembull”, ka thënë ajo, raporton ‘kultplus.

Në këtë album pritet të ketë shumë këngë të njohura që kanë pasur sukses në skenën ndërkombëtare, kurse ai më i veçanti vlerësohet kënga që Rita Ora ka regjistruar me Prince para se ky i fundit të ndërronte jetë. Bëhet fjalë për “Ain’t About 2 Stop”, përcjell albinfo.ch.

Albumi do të ketë bashkëpunime edhe me Ed Sheeran, Chris Brown, Meghan Trainor, Charlie XCX dhe Diplo. Ndërsa kënga e parë që i paraprinë albumit, do të lansohet në muajin prill.