Lifestyle

Rita Ora me videoklip të ri

Ajo në rrjetet sociale ka bërë të ditur se do të sjellë një këngë me videoklip. Videoklipi do të jetë i këngës “Lonely Together” të cilën e ka në bashkëpunim me DJ e mirënjohur suedez, Avicii

Këngëtarja e njohur shqiptare me famë botërore, Rita Ora nuk e ka ndërmend të ndalet, shkruan albinfo.ch.

Ajo në rrjetet sociale ka bërë të ditur se do të sjellë një këngë me videoklip. Videoklipi do të jetë i këngës “Lonely Together” të cilën e ka në bashkëpunim me DJ e mirënjohur suedez, Avicii.

Kjo këngë është publikuar audio më 10 gusht, ndërsa është pjesë e albumit më të ri të Aviciit “Avici”.

Tashmë çdo këngë e këngëtares dhe aktores shqiptare shndërrohet në hit, dhe ajo po vazhdon të ketë shumë suksese në skenën ndërkombëtare.