Kosova

Rita Ora prezanton disenjin e bluzës që e ka bërë për 10 vjetorin e Pavarësisë

Ajo po ashtu konfirmon ardhjen e saj më 17 shkurt në Kosovë

Përmes një postimi të bërë në Facebook, këngëtarja e njohur Rita Ora ka konfirmuar se më 17 Shkurt do të jetë në Prishtinë për të marrë pjesë në festimet për nder të Pavarësisë së Kosovës.

Në statusin e saj të shkruar anglisht dhe shqip thuhet: “Pershendetje te gjitheve! Jam shume e lumtur qe do te jem me ju ne 10 vjetorin e Pavaresise se Kosoves ne Prishtine. Kjo eshte nje bluze te cilen e kam dizejnuar per kete rast dhe shpresoj te mbetet nje kujtim i mire per te gjith ne. Ju dua, Rita”