Kuriozitete

Rita Ora u bashkohet yjeve në mbrojtjen e djaloshit që ngacmohet nga shoqëria

Kjo video zgjoi reagim te yjet botërore, Hailee Steinfeld, Millie Bobby Brown, Chris Evans, Justin Bieber e të tjerë. Së fundmi ka reaguar edhe këngëtarja kosovare me famë botërore, Rita Ora

Keaton Jones, një djalosh që u bë i njohur pas një videoje të fundit të publikuar në rrjete sociale, ku fliste për të qenit i ngacmuar nga të tjerët, ka marrë përkrahje nga shumë yje botërore.

Nëna e Keatonit, Kimberley, të premten kishte publikuar videon dhe deri tani ka grumbulluar 22 milionë shikime në Facebook.

Në video Keaton, që jeton në Tennessee në SHBA pyet “Përse njerëzit kënaqen kur ngacmojnë njerëz të pafajshëm dhe gjejnë një mënyrë për t’u bërë të këqij me ta?”.

Djaloshi në video shihet i përlotur pas ngacmimeve që i kishin bërë fëmijët tjerë në shkollë.

“Nuk është në rregull. Njerëzit që janë ndryshe nuk duhet të kritikohen për këtë. Nuk është faji i tyre. Është e vështirë. Ndoshta një ditë do të jetë më mirë”, thotë ai.

Kjo video zgjoi reagim te yjet botërore, Hailee Steinfeld, Millie Bobby Brown, Chris Evans, Justin Bieber e të tjerë. Së fundmi ka reaguar edhe këngëtarja kosovare me famë botërore, Rita Ora, transmeton Albinfo.ch.

“Ju jeni një fëmijë aq i mençur dhe trim dhe e meritoni botën!!! Bulizmi duhet të ndalet tani!!”, ka shkruar ajo në Instagram teksa ka shpërndarë videon e djaloshit.

https://www.instagram.com/p/Bcj2sjYBoJA/?hl=en