Sport

Robinho dënohet me 9 vjet burg për sulm seksual ndaj shqiptares

Ish-ylli i Manchester Cityt, Robinho është dënuar me nëntë vjet heqje lirie për sulm seksual, shkruajnë mediat italiane.

Robinho u shpall fajtor për sulmin seksual në vitin  2013 ndaj një femre 22-vjeçare shqiptare në një diskotekë të Milanos, përcjell albinfo.ch.

Sipas “Football Italia”, sulmi ka ndodhur më 22 janar 2013, kur braziliani kishte kaluar në Milan. Edhe pesë persona tjerë janë shpallur fajtor lidhur me rastin.

Robinho ka luajtur edhe në Real Madrid dhe Brazil, kurse tani luan në Atletico Mineiro.

Lajmi i dënimit të tij ka bërë bujë në mediat italiane dhe ato botërore.