Autotech

Robotët zëvendësojnë mësuesit në Finlandë

Roboti mund të kuptojë dhe flasë 23 gjuhë, dhe është i pajisur me softuer që e bën të kuptojë kërkesat e nxënësve dhe u ndihmon dhe inkurajon në mësim.

Elias, është mësuesi i ri i gjuhës në një shkollë në jug të Finlandës dhe ka durim të jashtëzakonshëm. Ai asnjëherë s’e turpëron nxënësin i cili pyet, përsërit sa herë t`i kërkohet e madje edhe mund të vallëzojë Gangnam Style. Elias është po ashtu robot.

Elias është zgjidhje për mësimin e gjuhës dhe përzierje e robotit humanoid me aplikacione telefonike, aktualisht duke u testuar në pilo programin 1 vjeçar në Finlandë e pos tij ekziston edhe roboti për matematikë.

Roboti mund të kuptojë dhe flasë 23 gjuhë, dhe është i pajisur me softuer që e bënë të kuptojë kërkesat e nxënësve dhe u ndihmon dhe inkurajon në mësim.

Ai komunikon në anglisht dhe finlandisht, duke e dalluar nivelin e aftësisë së nxënësit dhe automatikisht përshtatet ndaj pyetjes, duke i ofruar zgjidhje për ndonjë çështje eventuale.

Disa prej mësuesve që kanë punuar me teknologji e shohin robotin vetëm si një prej shumë mjeteve për arsim që mund të angazhohet me fëmijët. Elias është robot i shkurtër e roboti i matematikës i quajtur OVObot, që është po ashtu i vogël dhe i kaltër e ngjan me një hut është zhvilluar në Finlandë.