Autotech

Roboti, DJ

Ky robot është krijuar që të ngjajë me një dorë gjigante të zgjatur dhe ka ndarë detyrat me kolegët e tij njerëz, përgjatë rotacionit prej një orësh në tre javët e fundit

Këto ditë inteligjenca artificiale është kaq e avancuar saqë robotët,  bëjnë sugjerime për restorante dhe të diagnostikojnë sëmundjet. Por a mund et një robot të vallëzojë? , transmeton albinfo.ch.

Është një pyetje që klubi muzikor i Karlovy Lazne në Pragë është përpjekur të përgjigjet duke përdorur një robot të industrisë automobilistike të përshtatur posaçërisht si një DJ në lokalin e njohur. Ky robot është krijuar që të ngjajë me një dorë gjigante të zgjatur dhe ka ndarë detyrat me kolegët e tij njerëz, përgjatë rotacionit prej një orësh në tre javët e fundit. Menaxheri i klubit Adam Lipsansky tha se ai është unik në Evropë dhe ndoshta edhe në botë.

Roboti DJ u krijua pasi menaxmenti i klubit sfidoi njëkompani robotike për këtë detyrë. I Pajisur me softuer të veçantë për të ndihmuar në zgjedhjen e këngëve dhe i vendosur në skenë mbi podiumin e vallëzimit të këtij klubi, roboti përzgjedh disqet nga një kuti dhe i vendos në njërin prej tre seteve të muzikës që ka përpara. E po ashtu mund të vallëzojë.  E disa prej njerëzve që vizitojnë klubin thanë se ata kënaqeshin me përpjekjet muzikore të robotit, të tjerët mbetën të pabindur.

“Nuk më pëlqen roboti”, tha Marcia Lopes, 24 vjeç, një turiste nga Meksika. Roboti nuk e ndjen dot se cfarë na pëlqen ne dhe me cfarë duam të vallëzojmë. Është kot nëse dikush i vërtet s’qëndron aty” shtoi ajo.