Autotech

Roboti i Nissanit hap dhe mbyll një derë veture çdo gjashtë sekonda

Kompania, me robotin “Rosie” teston se sa janë në gjendje të mirë dyert e modeleve të ndryshme

Gjiganti i veturave, Nissan, ka prezantuar robotin “Rosie” me të cilin i teston dyert e veturave të reja.

Në qendrën në SHBA, roboti 1.5-tonësh në vetëm tri ditë, pa pasur nevojë që të ndalet për kafe, hap dhe mbyll dyert e veturave aq sa një klienti do t’i duheshin dhjetë vjet, transmeton Albinfo.ch.

Kompania me “Rosien” teston se sa janë në gjendje të mirë dyert e modeleve të ndryshme.

Në një video të publikuar, kompania ka thënë se një njeri për dhjetë vjet hap dhe mbyll derën e veturës rreth 45 mijë herë, ndërsa roboti i dyerve të Nissanit mund ta bëjë këtë në vetëm tri ditë.

https://www.youtube.com/watch?v=CooCOEv-r0o