Shëndetësi

“Roche”: Së shpejti, në shitje ilaçi i parë për autizëm

Kompania farmaceutike zvicerane “Roche” publikoi një artikull, ku thuhet se Administrata Amerikane e Ushqimit dhe e Barnave (FDA) ka pranuar ilaçin “Balovaptan”, gjegjësisht ky ilaç është menduar për trajtimin e autizmit. Tashmë “Roche” mund të përshpejtojë zhvillimin e këtij ilaçi deri në përdorimin e tij të plotë.

Ilaçin “Balopavtan”, i cili është në gjendje të përmirësojë ndërveprimin dhe komunikimin shoqëror midis njerëzve me autizëm, po e zhvillon njësia kërkimore “Roche” në Zvicër dhe pritet të aplikojë për miratim pas vitit 2020.

Rasti i parë i njohur i autizmit u përshkrua në shekullin e 18-të, kur nuk kishte vaksina. Gjatë gjithë historisë së autizmit u kërkuan shkaku i gjenetikës, nënave “emocionalisht të ftohta” e kështu me radhë.

Në të kaluarën janë aplikuar dhe janë trajtuar pa sukses me ilaçe të ndryshme dhe, më shumë kohët e fundit, disa prindër, të shtyrë nga tendencat në internet, përdorën acid për fëmijët e tyre për të sjellë aktivitetin më të madh të zorrës së trashë, sepse ata mendonin se ata kanë krimba. Shkurtimisht, sa herë që u shfaqën mjetet e reja të internetit në shtëpi, fëmijët kaluan një agoni të vërtetë për shkak të naivitetit dhe dëshpërimit të prindërve të tyre. Ajo që ka ndryshuar mënyrën e sjelljes është diagnoza e hershme dhe një kuptim më i mirë i autizmit.

Për autizmin në Shtetet e Bashkuara nuk ekziston një ilaç i standardizuar e i miratuar për simptomat themelore, si vështirësitë në ndërveprimet shoqërore, sfidat në komunikimin me të tjerët dhe tendenca për të përsëritur të njëjtat modele të sjelljes.
“Roche” thotë se “Balopavtan” sigurisht do të përmirësojë bashkëveprimin dhe komunikimin shoqëror mes njerëzve që po përjetojnë autizëm.