Lifestyle
Rok bendi kritikon zonjën e parë amerikane për veshjen
Rok bendi, Pearl Jam, u është bashkuar një mori njerëzve që kanë kritikuar veshjen e zonjës së parë, Melania Trump, derisa ka vizituar fëmijët imigrantë në Texas.
Gjatë një koncerti në Milano, bashkëshortja e vokalistit Eddie Vedder, Jill Vedder, u paraqit në skenë e veshur me xhaketë të njëjtë sikurse ajo e zonjës së parë, por në të cilën shkruante: “Po, neve të gjithëve na intereson, po ty?”.
E, pak ditë më herët, Melania kishte ngjallur reagime në rrjetet sociale, kur postoi fotografinë nga vizita që pati, e në pjesën e pasme të xhaketës i shkruante: ‘Mua vërtet s’më intereson? Po ty!’
Shumë adhurues të bendit ndërkaq e kanë lëvduar për kundërpërgjigje, ndonëse disa të tjerë thanë se nuk u pëlqen kur bendet mbajnë qëndrime politike. Për më tepër, një përdorues në Twitter kritikoi standardet e dyfishta derisa shteti në të cilin bendi erdhi të performonte, Italia, po ashtu ka marrë qëndrim të ashpër ndaj imigrantëve, përcjell albinfo.ch.
Më shumë se 2 mijë fëmijë janë ndarë nga prindërit e tyre në kufirin mes Meksikës e SHBA-së, politikë kjo nga e cila presidenti amerikan megjithatë hoqi dorë.
Të ngjashme
Të tjera nga Lifestyle
E-Diaspora
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik” Gazeta "Die Presse" shkruan mbi librin më të ri të Lea Ypit "Die Architektonik der...
-
Mërgimtari nga Suhareka vdes në një aksident tragjik në Itali
-
Koncert në Cyrih nga dy artiste shqiptare, Agona Shporta dhe Tringa Sadiku
-
Interi, kampion, me futbollistin shqiptar Asllani: Nuk mund të kërkoja diçka më mirë
-
Evropë
Washington Post shkruan për zërin e sopranos shqiptare Ana Naqe