Ëmbëlsira
Roladë me dredhëza
• 7 lugë sheqer,
• 7 lugë miell,
• 7 vezë,
• 3 dcl ajkë ose 2 qeska krem të rrahur,
• 1/2 kg dredhëza.
Përgatitja:
Përgatitet fili nga vezët, sheqeri dhe mielli.
Në tepsi katrore të shporetit, të lyer me yndyrë dhe të shtruar me letër, hidhet masa e përgatitur dhe piqet në furrë me temperaturë 250 gradë Celsius për 15 minuta.
Ndërkohë pastrohen dhe priten dredhëzat përgjysmë ose në copa të vogla.
Perzihet ajka.
Korja e pjekur përmbyset në pecetë të lagur.
Lyhet me ajkë dhe mbi ajkë vendosim dredhëzat.
Mbështillet në roladë me ndihmën e pecetës.
Kthehet në tepsi dhe mbështillet me letër ku është pjekur gjersa të ftohet.
Mbi të hidhet sheqer pluhur dhe pritet në pjesë të holla.
Shërbehet duke e zbukuruar me dredhëza.
Ju bëftë mirë
E-Diaspora
-
Bëhet publike agjenda e Forumit shqiptaro-zviceran në Gjenevë Më 19 prill do të flasin figura më të njohura të ndërmarrsëve shqiptarë te ndërtimit, financave...
-
Nga 1 maji, filmi kosovar-zviceran “The Land within”, në kinematë e Zvicrës
-
Rixhil Agushi, shqiptare nga RMV, zgjidhet kryetare e Parlamentit të qytetit Schlieren
-
Xhaka do të mbetet te Leverkuseni
-
Gjykata Federale “dëbon” kosovarin, edhe pse ka jetuar 28 vjet në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Në cilën prej komunave zvicerane jetohet më mirë? Çiftet me të ardhura të larta pa fëmijë mund të kursejnë 40,000 franga duke kaluar nga...
-
Parlamenti dëshiron të ndalojë simbolet ekstremiste në publik
-
Fedpol: Mafia është e konsoliduar në Zvicër
-
Rritet numri i rasteve me zgjebe në Zvicër
-
Gjeneva nxjerr në ankand targa unike