Shkurt.ch

Rolex” prezanton orën speciale “Everose” në Bazel

Modeli i ri i prodhuesit zviceran të serisë Yacht-Master u paraqit në Baselworld, panairi më i madh i stolive dhe orëve, që mbahet në Bazel të Zvicrës.

Modeli unik Yacht-Master II Everose 40, me një kornizë prej ari rozë, është i përbërë nga 41 gurë në ngjyra të ndryshme. Në mënyrë të veçantë ka 32 safirë, 8 gurë nga një grup të granitit dhe një diamant.

Ora me gurin e çmuar përreth në një kornizë të butë 18-karatëshe me ari rozë quhet “Everose”.

Nuk është bërë e ditur kostoja, por standardi i orës Yacht-Master II 40 kushton pothuajse 25 mijë dollarë.