Sport

Roma pas yllit shqiptar

Roma po kërkon anësorin shqiptar, Adnan Januzaj, i cili nuk ka vend në Manchester United

 

Skuadra e Romës ka filluar të mendojë për përforcime në afatin kalimtar, ndërsa njëri nga emrat e përmendur është edhe ylli shqiptar, Adnan Januzaj, shkruan albinfo.ch.

 

Mohamed Salah pritet që karrierën ta vazhdojë në Liverpool dhe kështu do t’i lihej vendi i lirë Januzajt.

 

Futbollisti me prejardhje nga Istogu do të gjente edhe belgun Radja Nainngolan te Roma.

 

Januzaj nuk ka vend në Manchester United, derisa e kërkon edhe Paris Saint Germain dhe Monaco.