Sport

Ronaldo, Futbollist i Vitit 2014

Futbollisti portugez i cili luan për Real Madridin, Christiano Ronaldo ka mbrojtur titullin e më të mirit në botë edhe për vitin 2014.

Futbollisti portugez i cili luan për Real Madridin, Christiano Ronaldo ka mbrojtur titullin e më të mirit në botë edhe për vitin 2014. Ai ishte në rivalitet të ngushtë me argjentinasin e Barcelonës, Messi-n dhe me gjermanin e Bajernit, Manuel Neuer në garën finale për titullin e futbollistit më të mirë në botë ose për çmimin “Ballon d`Or”. Spektakli i organizuar nga FIFA është mbajtur në Cyrih.

Ndër atutë e portugezit për të fituar këtë çmim kanë qenë 17 gola të shënuar për Realin e Madridit me të cilët e ka çuar klubin e tij te triumfi në Ligën e Kampionëve. Ka qenë po ashtu edhe golgeteri numër një i primera Division, duke mbajtur një përparësi në krahasim me konkurrentët tjere, Messi dhe Neuer.