Sport

Ronaldo, më i miri në botë

Ronaldo në vitin 2016 shijoi sukses të jashtëzakonshëm duke fituar Ligën e Kampionëve me Real Madridin dhe Kampionatin Evropian me Portugalinë.

Cristiano Ronaldo ka fituar çmimin si futbollisti më i mirë në botë nga FIFA, shkruan albinfo.ch.

Ai më herët kishte fituar edhe Topin e Artë numër katër në karrierën e tij duke u konfirmuar kështu si futbollisti i cili dominoi gjatë vitit 2016. Në ceremoninë e zhvilluar në Cyrih Ronaldo mori më së shumti vota derisa u shpreh shumë i lumtur për këtë çmim.

Ronaldo në vitin 2016 shijoi sukses të jashtëzakonshëm duke fituar Ligën e Kampionëve me Real Madridin dhe Kampionatin Evropian me Portugalinë.

Në listën e ngushtë të nominimeve Ronaldo mposhti Antoine Griezmannin e Atletico Madridit dhe Lionel Messin e Barcelonës.