Sport

Ronaldo, më i miri në botë

Ronaldo la prapa Lionel Messin e Barcelonës dhe Neymarin e PSG-së

Cristiano Ronaldo ka fituar çmimin e FIFA-s për futbollistin më të mirë në botë. Ai kishte fituar Ligën e Kampionëve dhe kampionatin spanjoll, shkruan albinfo.ch.

Ronaldo la prapa Lionel Messin e Barcelonës dhe Neymarin e PSG-së.

“Jam shumë i lumtur. Është nder i madh për mua. E di se kam fansa rreth gjithë botës. Faleminderit për përkrahjen. E vlerësoj shumë. Mendoj se është e mrekullueshme të jesh në mes të këtyre lojtarëve. Jam shumë i lumtur. Faleminderit”, ka thënë Ronaldo. Në konkurrencën e femrave më e mira u zgjodh Lieke Martens.

FIFA ndau edhe disa çmime të tjera:

Goli më i bukur (Puskas Award) : Olivier Giroud

Trajneri më i mirë te meshkujt: Zinedine Zidane

Portieri më i mirë: Gianluigi Buffon

Tifozët më të mirë: Celtic

Trajneri më i mirë te femrat: Sarina Wiegman

Fair-Play: Francis Kone

Formacioni i vitit: Gianluigi Buffon; Dani Alves, Marcelo, Sergio Ramos, Leonardo Bonucci; Luka Modriq, Toni Kroos, Andres Iniesta; Lionel Messi, Neymar, Cristiano Ronaldo.