Maqedonia
Roth: Zgjidhja e kontestit të emrit sinjal pozitiv për gjeneratat e ardhshme
“Bëhet fjalë për pajtim të gjeneratave të ardhshme në rajon, në të cilin ende janë të pranishme plagët e luftërave”, tha Roth.
Sekretari shtetëror në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Michael Roth, ka deklaruar se marrëveshja historike mes Maqedonisë dhe Greqisë për çështjen e emrit dëshmoi se është e mundshme që të tejkalohen edhe dallimet e mëdha bilaterale, nëse rritet besueshmëria dhe ekziston vullnet politik, shkruan albinfo.ch.
Ai në kumtesë, përpara pjesëmarrjes në takimin e shefave të diplomacisë së Samitit BE – Ballkani Perëndimor në korniza të procesit të Berlinit në Londër, ka theksuar se stabiliteti i zhvillimit demokratik të vendeve në rajon është në interes, si për Gjermaninë, ashtu për Europën, por edhe se është e rëndësisë së veçantë për vetë sigurinë.
“Mbledhja është mundësi për vendet e rajonit që ta përmirësojnë bashkëpunimin rajonal dhe me atë ta nxisin afrimin e tyre në BE”, theksoi Roth.
Gjithashtu ai shtoi se me qëllim të rritjes së besueshmërisë, jo vetëm në mes politikanëve, por edhe qytetarëve, qeveria e Gjermanisë e përkrah punën e komunitetit rajonal rinor në korniza të procesit të Berlinit.
“Bëhet fjalë për pajtim të gjeneratave të ardhshme në rajon, në të cilin ende janë të pranishme plagët e luftërave”, tha Roth.
Tashmë Maqedonia pritet të marrë datë për anëtarësim në NATO, vetëm pak javë pasi mori rekomandimin për hapjen e negociatave me BE.
E-Diaspora
-
Promovohet në Zvicër romani i Mimoza Hysës “Bijat e gjeneralit”, në përkthimin gjerman Autorja prezanton në bibliotekën "Pestalozi", në Cyrih romanin e saj të sapobotuar "Die Töchter des...
-
“Më 31 dhjetor ju mbaron leja e qëndrimit”: Një letër që po frikëson të huajt në Zvicër
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
Jeta në Zvicër
-
Zviceranët duan të ulin kostot e kujdesit shëndetësor Mbështetësit e UDC janë të vetmit që shprehen kundër modifikimit të ligjit federal për energjinë dhe...
-
Ish-presidenti thotë se Zvicra duhet të anëtarësohet në BE
-
Si të shpejtoni aplikimin tuaj për shtetësinë zvicerane
-
Amnesty International kritikon Zvicrën
-
Bazel: Dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari për vrasjen e dyfishtë